Hapësire reklamuese

Rajoni

U vetaksidentua për vdekje me motor, familja i jep sot lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, sa ishte kthyer nga Italia për pushime

Shkruar nga Newsbomb
U vetaksidentua për vdekje me motor, familja i jep sot lamtumirën e
Pamje nga vendngjarja, viktima Ermal Shala

Do i jepet sot lamtumira e fundit, 19-vjeçarit Ermal Shala nga Mleqani i cili u vetaksidentua për vdekje pasditen e e djeshme në Llazicë të Malishevës.

Zemërthyer për humbjen tragjike të djalit të tyre në lule të rinisë, familja bën me dije se sot në orën 17:00, në varrezat e Shalëve në Mleqan, afër xhamisë, do i japin lamtumirën e fundit Ermalit, raporton newsbomb.al. 

“Sot zemra rëndohet nga një lajm që nuk duhej ta dëgjonte askush. Vetëm 19 vjeç, një moshë kur ëndrrat sapo kanë filluar të marrin jetë. Lamtumirë, Ermal U prehsh në paqe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin të të njohin.

Nuk ka fjalë që e zbusin dhimbjen e humbjes së një të riu kaq herët. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe Zoti ju dhëntë forcë të gjithëve për ta përballuar këtë dhimbje të madhe” shkruan kushëriri i Ermalit në një dedikim të bërë mëngjesin e kësaj të premteje.

Mësohet se Ermali kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por fatkeqësisht humbi jetën pas aksidentit.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve të të riut për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese