Foto ilustruese
Interpoli i Tiranës ka ekstraduar drejt Italisë një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të policisë, është ekstraduar shtetasi Juljan Kollçaku, ndaj të cilit Gjykata e Firences kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi akuzohet për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve".
Ekstradimi u realizua nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe dorëzimin e personave të shpallur në kërkim.
Juljan Kollçaku do të përballet me drejtësinë italiane për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Sondazh
Poll
