Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Vendimi dihej!” Administrativja “i preu shpresat” Veliajt për Ols Dadon, Ndreca nuk ndalet: Do e apelojmë dhe do fitojmë

Shkruar nga Newsbomb
“Vendimi dihej!” Administrativja “i preu shpresat”
Plarent Ndreca dhe Erion Veliaj nga senaca e sotme në Administrative

Seanca gjyqësore që u mbajt sot në Administrative për përballjen Veliaj-Dado, është mbyllur me një lajm jo dhe aq të mirë për kryebashkiakun e Tiranës. Gjykata vendosi të mos merrte në shqyrtim padinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë ndaj prokurorit Dado.

Bëhet me dije se qjyqtari i çështjes ka vlerësuar se në këtë mes Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, ndryhse nga seç ai pretendonte sot. 

Ndëra mësohet se vendimi i marrë nuk e ka befasuar Veliajn, pasi pas mbylljes së seancës ai është shprehur se “vendimi dihej!”

I pakënaqur për vendimin, mbrojtja e Veliajt, avokati Plarent Ndreca në fjalën e mbajtur për mediat u shpreh se ky ishte një testim për gjykatën, e cila sipas tij tregoi sot se nuk ka aftësinë e vetëkorrigjimit.

“Sistemi nuk e tregoi aftësinë për tu vetë-korrigjuar, nuk ka gjë më të rëndë se emërimi i një prokurori si Dado. Ne kemi bërë reformën në drejtësi për barazinë para ligjit, por kjo nuk vlen nëse përjashtohen prokurorët e gjyqtarët” tha Ndreca.

Ndonëse Administrativja “i preu shpresat” klientit të tij, Ndreca bëri me dije se ata nuk do ndalen dhe çështja në fjalë do dërgohet në Gjykatën e Apelit, për të cilën thotë me bindje të plotë se do u japë fitore atyre: Pranimin e kërkesës së Veliajt për heqjen e dekretimit të Ols Dados si prokuror.

“E vërteta e cila ne do e ndjekim deri në fund, nuk lidhet vetëm me Veliajn dhe bashkinë e Tiranës, por dhe me institucionet e tjera. Ne do shkojmë në Apel, sado vonë të jetë ne do e fitojmë këtë çështje për të cilën nuk ka njeri që nuk e di për të” shtoi Ndreca.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese