Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me ngjajren e rëndë të regjistruar në fshtin Vidhisht të Roskovecit, sot rreth orës 5 të mëngjesit, ku një burrë vrau ish-vjehrrin e tij dhe dyshohet se mori peng ish-gruan.
Sipas informacionit të dhënë autori është shtetasi i identifikuar si Refit Buzi, 35 vjeç, ai ka vrarë më armë gjahu vjehrrin e tij shtetasin Kosta Plaka, 58 vjeç, si edhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij shtetasen Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori më pas është larguar nga vendi i ngjares bashkë më ish-bashkëshorten Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

