Hapësire reklamuese

Aktualitet

Egjiptianët e "AlbaBeton" u aksidentuan për vdekje, Drejtoria e Transporteve zbardh skandalin: Nuk kishin patentë dhe dëshmi profesionale për autobetoniere! Garantojmë transparencë

Shkruar nga Newsbomb
Egjiptianët e "AlbaBeton" u aksidentuan për vdekje,
Foto ilustrim: Pamje nga vendngjarja, Erjon Harizi dhe betoniere e AlbaBeton

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar për herë të parë për aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e djeshme në rrethrrotullimin e TEG, ku një autobetoniere ka përplasur një makinë dhe ka përfunduar në nën-nivelin e autostradës.

Nisur nga aludimet dhe pretendimet e pavërteta se shoferi egjiptian dhe shoqëruesi i tij, po shtetas egjiptian, ishin pajisur me patentë dhe dëshmi profesionale për të drejtuar autobetoniere në shkelje të ligjit nga DPSHTRR, institucioni sqaron se punonjësit e kompanisë AlbaBeton nuk kishin asnjë nga dy dokumentet thelbësore.

"Pas verifikimeve të kryera në regjistrat elektronikë dhe bazat zyrtare të të dhënave të administruara nga DPSHTRR, rezulton se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe nuk janë pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "AUTOMAKINIST", thotë institucioni.

Për rrjedhojë, pretendimet se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare apo me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) Automakinist nuk janë të vërteta.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thekson se punonjësit egjiptianë të autobetonieres në pronësi të kompanisë AlbaBeton, ku bashkëpronar është dhe Erjon Harizi, i cili mban njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, nuk kanë paraqitur ndonjë dokument për njohjen e aftësive për autobetoniere.

Në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, shtetasit e huaj mund të qarkullojnë dhe të drejtojnë mjete në territorin e Republikës së Shqipërisë me leje drejtimi të vlefshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të shtetit të tyre (Neni 133) për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në një vit. Për rrjedhojë, fakti që një shtetas i huaj drejton një mjet në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk nënkupton automatikisht se ai është pajisur me leje drejtimi shqiptare nga DPSHTRR.

Republika e Shqipërisë nuk ka marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërsa Egjipti nuk figuron në listën e shteteve me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fuqi për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit.

Në këto kushte, shtetasit egjiptianë Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, punonjës të AlbaBeton, rezulton se nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe nuk janë pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "AUTOMAKINIST".

DEKLARATË PËR MEDIA - Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Në lidhje me lajmet e publikuara ne media per pajisjen me leje drejtimi dhe dokumentacion profesional të shtetasve egjiptianë Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), sqaron:

Pas verifikimeve të kryera në regjistrat elektronikë dhe bazat zyrtare të të dhënave të administruara nga DPSHTRR, rezulton se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali nuk janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare dhe nuk janë pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për profilin "AUTOMAKINIST".

DAP "Automakinist” është dëshmia e kërkuar për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonierët. Sipas legjislacionit në fuqi, autobetonierët klasifikohen si automjete për përdorim të veçantë (APV) dhe drejtuesit e tyre duhet të jenë të pajisur me kategorinë përkatëse të lejes së drejtimit, si edhe me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) të profilit "AUTOMAKINIST".

Ndërkohë në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, shtetasit e huaj mund të qarkullojnë dhe të drejtojnë mjete në territorin e Republikës së Shqipërisë me leje drejtimi të vlefshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të shtetit të tyre (Neni 133) për periudhën e përcaktuar ligjërisht deri në një vit. Për rrjedhojë, fakti që një shtetas i huaj drejton një mjet në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk nënkupton automatikisht se ai është pajisur me leje drejtimi shqiptare nga DPSHTRR.

Republika e Shqipërisë nuk ka marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Republikën Arabe të Egjiptit për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit, ndërsa Egjipti nuk figuron në listën e shteteve me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fuqi për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit.

Për rrjedhojë, pretendimet se shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali janë pajisur nga DPSHTRR me leje drejtimi shqiptare apo me Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) Automakinist nuk janë të vërteta.

DPSHTRR rithekson se është një institucion publik që ushtron veprimtarinë e tij mbi bazën e ligjit, transparencës, gjurmueshmërisë dhe barazisë përpara ligjit. Çdo procedurë për pajisje me leje drejtimi, Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP), Certifikatë Kompetence Profesionale (CKP) apo çdo dokument tjetër të transportit rrugor kryhet vetëm pas plotësimit të kërkesave të përcaktuara nga kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi.

DPSHTRR mbetet në dispozicion të organeve ligjzbatuese dhe autoriteteve kompetente për çdo verifikim apo informacion shtesë që mund të kërkohet në kuadër të hetimeve për ngjarjen në fjalë dhe fton mediat dhe opinionin publik t'u referohen fakteve zyrtare të verifikuara përpara publikimit të pretendimeve që cenojnë pa baza veprimtarinë institucionale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese