Ish-deputetja e PS-së, Ledi Shamku, ka bërë me dije se gjatë incidenteve që u regjistruan në protestën para Parlamentit, janë arrestuar dy miket e saj, Carrie Ann Morgan dhe Elsa Paja.
Shamku shkruan se dy miket e saj janë aktiviste dhe se kishin dalë për të mbështetur kauzat qytetare.
Më tej, ish-deputetja socialiste shkruan se do të jetë në Komisariatin nr. 3, ku janë shoqëruar edhe dy miket e saj.
Postimi i plotë:
Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës.
Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u arrestua sot.
Mendoj se, nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’.
Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!
