Kreu i Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, lidhur me ndryshimin e ri që do të aplikohet në sezonin e ardhshëm të “Abissnet Superiore”, 2026/27.
Vendimi që u miratua dhe nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pikërisht ditën e sotme, shpjegon se klubet do ta kenë të detyrueshëm, aktivizimin e lojtarëve të rinj në kampionatet kombëtare. Sipas Dukës, kjo nismë i jep më shumë mundësi dhe besim talenteve për të spikatur në futbollin shqiptar.
Ndryshimi i paralajmëruar në “Abissnet Superiore”, Komiteti Ekzekutiv miraton rregullin për lojtarët e rinj
“E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet me vendime të guximshme. Më shumë besim te talentet tona. Më shumë mundësi për brezin e ri. Një vizion i qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar”, shkruan presidenti Duka.
