Një përplasje e fortë virtuale ka ndodhur së fundmi, mes dy boksierëve shqiptarë Amarildo Bakajt dhe Drilon Ramës.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga deklarata e Amarildo Bakajt, i cili e cilësonte Ramën si një boksier të imët, madje duke e krahasuar me një femër, përplasja mes dyshes, nga të cilët është kërkuar me këmbëngulje një ndeshje mes tyre.
“Nuk jam Rambo i internetit që ti hedh kunja, as mos e prit këtë gjë nga unë. Unë po kam qejf si dy sportistë me e mbyll këtë temë. Më i miri fiton, nëse je gati unë po të pres. Meqë ti po thua që askush nuk ka guxim që ta bëjë hapin e parë. Ti e ke hapur këtë muhabet. Unë do e mbyll” shprehet Drilon Rama në video-mesazhin e postuar mbrëmjen e djeshme në profilin e tij.
Nuk ka munguar reagimi i rrufeshëm nga Amarildo Bakaj i cili me ironi shkruan se Drilon Rama nuk ka guxim të përballet me të. Në përmbyllje të reagimit të tij boksieri lezhjan shkruan se nuk duhet që një shqiptar të përballet me një shqiptar, por me këmbënguljen e Ramës ai u dakordësua për t’u ndeshur.
“Dhe diçka po të ishe shqiptar dhe bokson për Shqipërinë do të kisha thënë veç turp të kesh se ne jemi 1, por ti në Google dhe gjithkund e ke që lufton për flamurin gjerman prandaj do të jap mësim shqip” përmbyll reagimin e tij të parë Bakaj.
Më tej, ky i fundit ka vijuar me postime në rrjet duke dëshmuar se ai e ka kontaktuar Drilon Ramën, por ky i fundit nuk i është përgjigjur.
Reagimi i Drilon Ramës:
Amarildo Bakaj e di shumë mirë se çfarë ke folur kur unë kam qenë në “BBVK” e po dua të reagoj shumë shkurt për këtë. Edhe unë jam gjak shqiptari, jam krenar që jam shqiptar, e as nuk dua që të zihem me shqiptarë mirëpo nuk lë asnjeri të flasë kundër meje.
Meqë edhe ti je boksier, e mbyllim këtë temë, si dy sportistë, si dy boksierë e caktojmë se kur si dhe ku.
Nuk jam Rambo i internetit që ti hedh kunja, as mos e prit këtë gjë nga unë. Unë po kam qejf si dy sportistë me e mbyll këtë temë. Më i miri fiton, nëse je gati unë po të pres. Meqë ti po thua që askush nuk ka guxim që ta bëjë hapin e parë. Ti e ke hapur këtë muhabet. Unë do e mbyll.
Reagimi i Amarildo Bakajt:
Qohet 72 kile burr sa një femër i kërkon ndeshje një boksieri 87 kile ,në publik si i fort e privat ju betohem në Zot kam 1 orë që i kam shkrujt,dhe as nuk ma ka hap mesazhin.
Sepse e din që ja bluj kocat për 10 sekonda, 1 nëse vjen në peshën time ta jap besën që ta jap shansin 2 Për fjalen që ke than je Rambo veq në internet .Edhe për kyt ta premtoj që kam me të dal para,je qumshtor ti nuk i din pasojat e rruges, po te une ke me dhan provimin e par. do te kapi me vidio qe ta shohin burrnin tane live të gjith.
Tmë kishe kërku mdeshje si burrat ok, po mase don me ta vertetu se si jam dhe në jeten reale do ta plotësoj dëshiren.Dhe diçka po të ishe shqiptar dhe bokson për shqipërin do të kisha than veq turp të kesh se na jena 1, por ti në Google dhe gjithkun e ke që lufton për flamurin gjerman prandaj do të jap msim shqip.
