Hapësire reklamuese

Sporti

S’ka fitues në kohën e rregullt të finales mes Spanjës dhe Argjentinës, ndeshja shkon me shtesë

Shkruar nga Newsbomb
S’ka fitues në kohën e rregullt të finales mes Spanjës
Finalj, Kupa e Botës, Spanjë VS Argjentinë

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës u mbyll pa gola në kohën e rregullt. Ndeshja, e pritur si tepër e zjarrtë, rezultoi e zbehtë dhe përfundoi 0-0.

Spanja dominoi lojën dhe krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa Argjentina nuk arriti të godiste portën asnjëherë. Lamine Yamal pati mundësinë e parë pas pesë minutash, por Emiliano Martinez reagoi me një pritje vendimtare. Portieri argjentinas u shfaq sërish hero duke ndalur tentativat e Ferran Torres dhe Aymeric Laporte.

Në shtesë, Argjentina mbeti me një lojtar më pak pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Kështu, Spanja do të luajë me avantazh numerik në vazhdime, ku pritet të vendoset se kush do të shpallet kampion bote.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese