Hapësire reklamuese

Sporti

Spanja e papërballueshme për Francën, “La Roya” arrin finalen pas 16 vitesh

Shkruar nga Newsbomb
Spanja e papërballueshme për Francën, “La Roya” arrin
Ekipi i Spanjes

Përfundoi sfida e parë gjysmë-finale me Francës dhe Spanjës e luajtur në stadiumin “AT&T Stadium” në Texas. Sfida u mbyll me rezultatin 0-2, me spanjollët që arrijnë finalen e 19 korrikut.

Goli i parë i takimit u shënua nga spanjollët me 11 metërsh në minutën e 22-të me anë të Mikel Oyarzabal. Ekipi spanjoll kontrolloi pothuajse të gjithë sfidën ku arriti të shënonte dhe golin e dytë në minutën e 58-të me anë të Pedro Porros. Francezët u dukën se nuk kishin grindën e duhur për të reaguar me një Spanjë që ishte thuajse perfekte.

“Gjelat” do të luajnë ndeshjen për vendin e tretë ose të katërt me kundërshtarin që do ta njohë nesër pas përballjes mes Anglisë dhe Argjentinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese