Hapësire reklamuese

Bota

Kirugët e rinj, në sallën e operacionit do t’ju presin robotët humanoid,

Shkruar nga Newsbomb
Kirugët e rinj, në sallën e operacionit do t’ju presin
robot humanoid

Për herë të parë është zhvilluar një operacion nga një robot humanoid duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e robotikës.

Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature, studiuesit treguan se një robot humanaoid kreu me sukses heqjen laparoskopike të fshikëzës së tëmthit.

Ndërsa në një tjetër rast në një procedurë eksperimentale, dy robotë humanoidë bashkëpunuan për të realizuar të njëjtën ndërhyrje te gjitarë jo-primatë.

Sipas autorëve të studimit, bëhet fjalë për një provë të suksesshme të konceptit, e cila tregon potencialin e robotëve humanoidë në kirurgjinë e së ardhmes duke sjellë mundësinë që në të ardhmen falë kësaj teknologjia do të mund të kryhen ndërhyrje në spitale, zona të izoluara, fushëbeteja e madje edhe në hapësirë.

Michael Yip, profesor në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UC San Diego dhe një nga autorët kryesorë të studimit tha se një nga objektivat e këtij ekperimenti është krijimi i një asistenti kiriugjik autonom, për t’u përdorur ndodhsta në shumë vend ku mungon personeli në sallën e operacionit. Viziu

Sipas studiuesve, vizioni afatgjatë është krijimi i një salle operacioni ku kirurgët dhe robotët humanoidë punojnë së bashku si një ekip.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese