Hapësire reklamuese

Bota

“Ata nuk të duan atje, ndaj duhet të tërhiqesh”, Trump “këshillon” Netanyahun të largojë trupat nga Libani dhe Siria

Shkruar nga Newsbomb
“Ata nuk të duan atje, ndaj duhet të tërhiqesh”,
Donald Trump, Benjamin Netanyahu

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë një bisede telefonike, i ka kërkuar ditën se sotme kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të fillojë që t’i tërheqë forcat ushtarake izraelite nga Siria dhe Libani.

Telefonata mes Trump dhe Netanyahut erdhi një ditë pasi presidenti amerikan u takua me homologun e tij sirian në kuadër të Samitit të NATO-s në Turqi.

Pavarësisht se Trump e kërkoi këtë mediat e huaja shkruajnë se duket e vështirë që Netanyahu të bëj ndonjë lëvizje për tërheqjen e trupave.

Sipas një zyrtari amerikan Trump i ka thënë Netanyahut se prani e ushtrisë izraelite po shkakton tensione dhe mund të çojë në përshkallëzimin e situatës.

Ata nuk te duan atje, ndaj duhet të tërhiqesh”, mësohet t’i ketë thënë Trump Netanyahut.

Nga ana e tij, Netanyahu ngriti çështjen e krijimit të zonave të sigurisë përgjatë kufijve të Izrealit. Qeveria izraelite argumenton se prania e forcave ushtarake në Liban dhe Siri është e nevojshme për të parandaluar një pushtim të ngjashëm me atë të 7 tetorit. Madje ata po bëjnë thirrje për kontroll të pacaktuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese