Disa persona kanë humbur jetën në një zjarr në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, ndërsa vijojnë kërkimet për gjashtë persona të zhdukur, bënë të ditur autoritetet vendore.
Një numër i paspecifikuar trupash u gjetën në një nga dy ashensorët e projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror "Place de Brouckère", ku shpërtheu zjarri, tha një zëdhënës i shërbimit vendor të inspektimit të punës.
Deri më tani raportohet për të paktën 20 viktima, ndërsa numri pritet që të jetë më i lartë.
"Kishim mundësi të kufizuara për të hyrë në një nga dy kabinat e ashensorit dhe aty pamë trupat e dy ose tre personave që kishin humbur jetën," tha për Reuters zëdhënësi Brecht Speybrouck.
Ai tha se gjithsej gjashtë punëtorë rezultonin të zhdukur dhe se shkaku i zjarrit ishte ende i paqartë.
Skuadra vendore e zjarrfikësve njoftoi se në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë në momentin kur shpërtheu zjarri dhe se tre persona ishin dërguar në spital.
Një zjarr fillestar në katet e poshtme të projektit të rinovimit u vu nën kontroll relativisht shpejt, raportoi transmetuesi belg VRT, duke iu referuar zjarrfikësve. Megjithatë, flakët që kaluan përmes boshteve të ashensorit shkaktuan një zjarr të ri në një kat nëntokësor, thanë zjarrfikësit.
JUST IN: Multiple people dead, 6 missing, after a fire erupted at the OXY building in Brussels, Belgium; some victims found inside an elevator. pic.twitter.com/qha9vTTtyQ
— Scope Report (@ScopeReport_) July 14, 2026
