Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis protesta 45-të kombëtare, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

Shkruar nga Newsbomb
Nis protesta 45-të kombëtare, qytetarët mblidhen në Sheshin
Protesta

Ka nisur dita e 45-të të protestës në Tiranë, ku qytetarët kanë bërë me dije se protesta do të vijojë deri në shtator.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Ndërsa po ashtu të hënë u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.

Ndërsa pas mbajtjes së fjalimit para godinës së Kryeministrisë, pritet që të nisë marshimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese