Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodh në Vlorë! Shoferët përleshen me grushte me njëri-tjetrin pas aksidentit, ndërhyn policia (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Vlorë! Shoferët përleshen me grushte me
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në zonën e Skelës, në Vlorë. Nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit, dy drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në një konflikt fizik, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për t'i ndarë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë qetësuar situatën.

Dy shoferët janë shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me aksidentin dhe konfliktin që përfundoi në përleshje fizike mes palëve.

Video Credits: JOQ Albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese