Hapësire reklamuese

Rajoni

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, Marta Kos reagon ashpër ndaj ministres Paunoviç: Jam e tronditur! Qeveria serbe të marrë masa

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, Marta Kos reagon
Marta Kos dhe Snezhana Paunoviç

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar në lidhje me deklaratën deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila ditën e djeshme gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”.

Kos tha se dekjlaratat e ministres serbe janë të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Po ashtu komisonerja tha se është e tronditur që në ditët e sotme ende duhet të dëgjohen deklarata të tilla.

Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla çfarë kemi dëgjuar. Dhe nuk ka vend në Evropë për retorikën që justifikon, avokon apo glorifikon pastrimin etnik. Unë jam personalisht e tronditur se kjo fare duhet të thuhet në këtë situatë. Deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat dhe dinjitetin njerëzor, pajtimin e nevojshëm, llogaridhënien dhe raportet e mira ndërfqinjësore mbi të cilat themelet është ndërtuar BE-ja dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ndodhë”, u shpreh Kos.

Më tej Kos është shprehur se dëshiron të besojë se deklaratat e ministres serbe janë një qëndrim personal dhe jo një pozicion zyrtar i Qeverisë serbe.

Këto janë edhe në kundërshtim me obligimet e Serbisë nga dialogu i lehtësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Kosovën. Unë vetëm mund të supozoj se këto janë qëndrime të një ministreje dhe nuk paraqesin qëndrimin e qeverisë së Serbisë. Presim nga liderët politikë që të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe të kontribuojnë për ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi Marta Kos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese