Hapësire reklamuese

Rajoni

Momentet e tmerrit në ajër, flet për herë të parë bashkëshortja e pasagjerit që mbeto me gjysmën e trupit jashtë avionit: Kur u thye xhami...

Shkruar nga Newsbomb
Momentet e tmerrit në ajër, flet për herë të parë
Pamje nga avioni

Ka folur për herë të parë bashkëshortja e pasagjerit serb që përjetoi momente tmerri gjatë fluturimit të Ryanair nga Selaniku drejt Memmingenit, në Gjermani, kur një defekt teknik çoi në thyerjen e xhamit të avionit dhe burri i saj mbeti për disa çaste me gjysmën e trupit jashtë kabinës.

Svetlana Maksimovic ka rrëfyer me detaje momentet dramatike që, sipas saj mund të kishin përfunduar në tragjedi. Ajo tregon se gjithçka ndodhi rreth 30-40 minuta pas ngritjes së avionit, kur papritur u dëgjua një zhurmë e fortë dhe u thye dritarja pranë së cilës ishte ulur bashkëshorti i saj, Ljubisa.

"Kur u thye xhami, Ljubisa mbeti jashtë deri në gjoks. Ai qëndroi jashtë për rreth një minutë e gjysmë deri në dy minuta", tha ajo për median greke ERT.

Sipas Svetlanës, vetëm fakti që bashkëshorti kishte vendosur rripin e sigurimit i shpëtoi jetën. Ajo rrëfen se një pasagjere që ndodhej pranë tij i kapi dorën, ndërsa tre persona të tjerë u përpoqën ta tërhiqnin brenda kabinës.

"Isha ulur në pjesën e pasme të avionit. Maskat e oksigjenit ranë menjëherë dhe shpërtheu paniku. Burri im humbi ndjenjat tre herë. Pasagjerët vendosën edhe një valixhe për të bllokuar dritaren e thyer, por forca e thithjes e tërhoqi edhe atë", u shpreh ajo.

Ajo pretendon gjithashtu se ndihma nga ekuipazhi ishte e pamjaftueshme, ndërsa ishin vetë pasagjerët që u kujdesën për të plagosurit.

"Asistentët e fluturimit nuk na ndihmuan. Pasagjerët na jepnin ujë dhe deri më sot askush nga kompania nuk na ka kontaktuar", tha Svetlana.

Gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj mbetet e rënduar. Sipas saj, ai ka pësuar lëndime serioze, mban një jakë mbrojtëse në qafë dhe vazhdon të jetë i traumatizuar nga ngjarja.

"Ai dridhet sa herë dëgjon zhurmën e një avioni. Edhe unë jam në gjendje të rëndë psikologjike dhe po marr qetësues. Kisha frikë se avioni do të rrëzohej", rrëfeu ajo.

Sipas këshilltarit teknik të caktuar nga familja, incidenti dyshohet se nisi pas një defekti në motorin e avionit. Një pjesë e motorit u shkëput gjatë fluturimit dhe fragmentet goditën dritaren e kabinës, duke e thyer atë. Diferenca e menjëhershme e presionit krijoi një forcë të madhe thithëse, e cila e nxori pjesërisht pasagjerin jashtë avionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese