Një zjarr i madh ka rënë mëngjesin e sotëm në një biznes të riciklimit të metaleve në Aspropyrgos të Greqisë.
Si pasojë e flakëve, 11 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në dy spitale në Athinë me djegie dhe probleme në frymëmarrje, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Departamenti i Zjarrfikësve bëri të ditur se zjarri shpërtheu rreth orës 08:00 në ambientet e biznesit, në kryqëzimin e rrugëve Megaridos dhe Chiou, duke krijuar një ngarkesë të lartë pirotermale.
Sipas raportimeve, fabrika është shkatërruar plotësisht, ndërsa tymi i zi dhe i dendur ka mbuluar zonën përreth, duke krijuar një atmosferë mbytëse.
Gjithashtu bëhet me dije se brenda ambienteve të kompanisë ndodhet një kamion me rezervuar propani, e cila e rrit ndjeshëm rrezikun e shpërthimit.
Në vendngjarje ndodhen 75 zjarrfikës me 20 automjete, të mbështetur edhe nga një helikopter që po kryen hedhje uji nga ajri.
