Teksa qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë dhe po zhvillojnë protestën për të 40-ën ditë radhazi, kryeministri Edi Rama u ka kaluar shumë pranë.
Në pamjet e publikuara shihet eskorta e automjeteve me të cilat lëviz kryeministri Rama, e cila ka kaluar pranë qytetarëve dhe më pas i është drejtuar sheshit “Nënë Tereza”.
Duket se Rama ka dalë nga godina e Kryeministrisë, pasi raportohet se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një mbledhje e qeverisë, ku janë marrë edhe disa vendime të rëndësishme.
Video Credits: VNA.al
Kujtojmë se prej 40 ditësh qytetarët protestojnë çdo mbrëmje kundër qeverisë. Fillimisht, protesta nisi kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë, ndërsa tashmë protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
