Hapësire reklamuese

Politikë

"Nuk është Shkodra", Marjana Koçeku zbulon se do kandidojë e pavarur: Tirana ka më shumë elektorat dhe besoj se njerëzit do më mbështesin!

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk është Shkodra", Marjana Koçeku zbulon se do
Deputetja Marjana Koçeku

Deputetja që u largua nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do e dorëzojë mandatin dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të kandidojë si e pavarur, me shpresën dhe besimin se qytetarët do e votojnë.

"Sot jam më e vendosur se asnjëherë se duhet të qëndroj në politikë. Do qëndroj si deputete e pavarur deri në fund. Jam e bindur që unë do kandidoj si deputete e pavarur, por kësaj radhe në Tiranë.

Duke qenë se është kryeqyteti i vendit, ka dhe elektoratin dhe popullsinë më të madhe. Ka shanset më të mëdha që të përzgjidhesh deputete e pavarur. Rrethet nuk i kanë as numrat e mjaftueshëm", u shpreh Marjana Koçeku.

E pyetur nga Erla Mhilli në një intervistë në Euronews Albania, deputetja u shpreh se e ardhmja e saj është në politikë dhe ajo do ia lërë në dorë popullit të Tiranës të vendosi, sepse siç theksoi, Shkodra nuk i ka numrat për të nxjerrë deputetë të pavarur.

"Tirana do ishte vendi i duhur për platformën time politike dhe për ato vlera e aktivitet politik që unë dua të kem deri në fund të këtij mandati, por edhe synoj. Është shumë herët për të folur për listën. Por besoj se do ia dalë një mandati tjetër.

Rezultatin e vendosin qytetarët, do e tregojë koha. Nëse unë jam për politikë, do e kallëzojë koha. Unë jam shumë krenare për origjinën dhe punën e ndershme që kam bërë me familjen time", përmbylli Marjana Koçeku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese