Hapësire reklamuese

Politikë

Marjana Koçeku nuk shqetësohet nga Bajrat: Unë ju dhashë një mesazh të fortë dhe besoj se është mjaftueshëm! Institucionet nuk reaguan, por lufta ime s'është me ta

Shkruar nga Newsbomb
Marjana Koçeku nuk shqetësohet nga Bajrat: Unë ju dhashë
Ilustrim: Marjana Koçeku - Safet Bajri, nje nga drejtuesit e Grupit Bajri

"Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën!"

Ky ishte mesazhi që deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, shkroi në rrjetet e saj sociale, duke nxitur mjaft reagime dhe pikëpyetje në opinionin publik, për kërcënimin e mundshëm të një deputete.

Anëtarë të familjes Bajri dhe eksponentë të lartë të grupit që aktualisht ndodhen prapa hekurave, reaguan përmes avokatit dhe thanë se do bënin kallëzim në SPAK për deputeten Marjana Koçeku.

Mbrëmjen e sotme, ajo është pyetur për këtë deklaratë, por nuk ka dhënë detaje më shumë. Marjana Koçeku i ka qëndruar deklaratës dhe ka theksuar se mesazhi që ka dhënë është shumë i fortë dhe shumë i qartë për t'u kuptuar nga personat të cilëve u drejtohet.

"Unë e kam dhënë mesazhin tim publikisht në lidhje me këtë gjë. Kam zgjedhur ta jap publikisht. Është një mesazh i fortë dhe me baza të forta. Gjithçka që kam dashur ta them, e kam dhënë përmes atij mesazhi.

Ai mesazh ka tregu mjaftueshëm, ishte i fortë dhe mbi baza të forta. I qëndroj dhe besoj se është mjaftueshëm. E kam pa nëpërmjet mediave (për denoncimin e Bajrave), por nuk shqetësohem. Nuk ka pasur reagim nga institucionet.

Lufta ime nuk është kundër individëve, por politike dhe do mbetet politike deri në fund", përsëriti deputetja Marjana Koçeku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese