Hapësire reklamuese

Politikë

Bordi u mbyll nga Qeveria, grosistët e naftës rrisin çmimin me 9 lekë! Denoncon Erion Braçe: Tregu është i kapur, po nuk reagum, javën tjetër do jetë me 200 lekë

Shkruar nga Newsbomb
Bordi u mbyll nga Qeveria, grosistët e naftës rrisin çmimin me
Erion Braçe - Foto ilustruese nga nje pike karburanti

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar këtë të enjte rritjen për herë të tretë brenda pak ditësh, të çmimit të naftës, duke akuzuar grosistët e karburanteve se po abuzojnë, pavarësisht se çmimet në bursa janë ato të paraluftës dhe monedhat e huaja janë në minimum historik.

"Tregtaret e naftes e cuan çmimin sot ne 185 leke per liter-6 leke me shume! Dhe kjo eshte ajo nafta standarde, ajo tjetra “e mira” shitet me cmim 189, 190, 191 leke per liter! Ne tre dite, tregtaret e rriten cmimin dy here, 9 leke per liter!

Ne tre jave-fill pasi bordi nderpreu vendimmarrjen, tregtaret e naftes e mbajten cmimin te pandryshuar! Edhe pse ne burse cmimi u ule ne nivelet e para luftes, edhe pse kursi i monedhes ra ne nivele historike", shkruan ai.

Erion Braçe thotë se nëse shoqëria dhe ligjvënësit nuk reagojnë, me këto ritme, në fillim të javës tjetër çmimi i naftës që tregtohet si "premium" do të jetë 200 lekë.

"Ajo qe te acaron me shume ka te bej me mungesen e transparences; cmimi te perplaset ne tabele dhe nuk ka asnje spjegim; ti duhet ta paguash; tek cdo pompe, cdo kompani, nje cmim, ne te njejten dite, ne te njejten ore!

Tregu eshte i mbyllur, pa konkurrence e pa cmime produkt i konkurrences-20 vite i njejti treg, te njejtat kompani.

Koha ka kaluar per nje treg me konkurrence; ngjarje te jashtezakonshme ai lufterat, instrumentat e perdorura per cmimet gjate lufterave, e nxjerrin edhe me qarte tregun e kapur e bllokuar! Nese do pranojme edhe me shume kete treg, do duhet vetem nje nderhyrje-percaktomi i nivelit te fitimit, sic ben bordi", përmbyll deputeti socialist.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese