Pak orë pasi lajmi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar i lumtur, ndërsa ka publikuar një foto ku ai shfaqet krah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM” shkruan Rama në foton e publikuar pasditen e sotme.
Duke e cilësuar këtë vendim si të paimagjinueshëm, kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi në postimin e bërë se falë punës së bërë ndër vite çdo gjë mund të bëhet e mundur, siç ishte rasti konkret. Dalja në pah e vërtetës, pas aludimeve se samiti i NATO-s nuk do të zhvillohej në Tiranë, u prit plot entuziasëm nga figura të larta të politikës shqiptare.
Postimi i Edi Ramës:

