Është publikuar mbrëmjen e kësaj të marte fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të politikanëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mësipërme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shfaqet krah gruas së tij Linda Ramës, të cilës i ka vendosur mbi sup krahun e tij.
Ashtu siç kemi raportuar dhe gjatë ditës së sotme, Newsbomb ka mësuar axhendën e plotë të kreut të qeverisë, e cila përfshin pjesëmarrje në aktivitetet zyrtare të samitit, intervista për mediat ndërkombëtare si edhe një sërë takimesh dypalëshe me liderë të rëndësishëm të rajonit dhe më gjerë.
Pas mbërritjes në Ankara dhe transferimit drejt qytetit, kryeministri Rama pritet të marrë pjesë në nënshkrimin e Deklaratës së Themelimit të “Defence, Security and Resilience Bank (DSRB)”, një nismë e re që synon të mbështesë investimet në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

