Porto Palermo në flakë
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë krijuar rrezik për zonat përreth.
Forcat e shërbimit zjarrfikës janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vënë nën kontroll zjarrin, duke punuar për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe më të gjera.
Aktualisht nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe pritet që të jepen informacione të tjera në orët në vijim.
Sondazh
Poll
