Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sistemi i drejtësisë në krizë, Strasburgu trondit Shqipërinë: 12 shkelje të Konventës Evropiane, 7.9 milionë lekë dëmshpërblim, gjysma e çështjeve të zvarritura

Shkruar nga Newsbomb
Sistemi i drejtësisë në krizë, Strasburgu trondit
Gjykata e Strasburgut

Gjatë vitit 2025 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka shqyrtuar 44 ankesa kundër Shqipërisë dhe ka dhënë 34 vendime. Në 12 raste është konstatuar shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Shteti shqiptar është detyruar të paguajë rreth 7.9 milionë lekë dëmshpërblim.

Problem kryesor mbetet zvarritja e proceseve gjyqësore. Është evidentuar mungesa e aksesit në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatat shpesh nuk kanë dhënë arsyetim të plotë për vendimet.

Gjatë vitit 2025, janë komunikuar 31 çështje. Nga këto, 15 çështje kanë natyrë civile, 8 janë të natyrës penale, si dhe 8 çështje lidhen me shkarkimin nga detyra të kërkuesve në kuadër të procesit të vettingut”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Avokatit të Shtetit, kërkuesit kishin pretenduar 1.7 miliardë lekë dëmshpërblim, por Gjykata akordoi vetëm një pjesë të vogël, duke shmangur një barrë të madhe për buxhetin e shtetit. Nga çështjet e komunikuara, 15 ishin civile, 8 penale dhe 8 lidhen me shkarkime nga detyra në kuadër të vettingut.

Gjykata e Strasburgut ka dërguar 13 çështje për monitorim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Aktualisht janë 63 çështje në ndjekje, prej të cilave 7 me procedurë të përshpejtuar.

Aktualisht janë 63 çështje në monitorim nga Komiteti i Ministrave, nga të cilat 7 ndiqen me procedurë të përshpejtuar. Gjatë vitit janë dërguar 27 plane/raporte veprimi dhe komunikime të përditësuara, ndërsa Komiteti i Ministrave ka mbyllur monitorimin për 8 çështje”, thuhet në raport.

Raporti rekomandon plotësimin e vakancave në gjykata, rritjen e burimeve njerëzore, uljen e stokut të dosjeve, funksionimin e mekanizmave të kompensimit për zvarritjen e proceseve dhe garantimin e aksesit efektiv në Gjykatën Kushtetuese, ku është konstatuar se afatet për paraqitjen e ankesave janë llogaritur gabim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese