Hapësire reklamuese

Aktualitet

Autori i “masakrës së Velipojës” u largua në drejtim të paditur, Gjykata liron katër efektivët e arrestuar pas arratisjes së Hasan Ferracakut

Shkruar nga Newsbomb
Autori i “masakrës së Velipojës” u largua në
Hasan Ferracaku

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të cilët u arrestuan nga AMP pas arratisjes së Hasan Ferracakut nga masa e sigurusë “arres shtëpie”, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër.

Gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke i lënë të lirë të hetohen në gjendje të lirë për aksuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Kujtojmë se nën hetim janë inspektorët Dorjan Hasandoçaj, Gentian Xhanari, Dioniz Hotaj dhe punonjësi Ridvan Zefi. Sipas AMP-së, ata dyshohet se nuk kanë ushtruar siç duhet detyrën për mbikëqyrjen e Ferracakut, çka mundësoi largimin e tij nga banesa ku po qëndronte në zbatim të masës së sigurisë.

Hasan Ferracaku i cili është një prej të dyshuarve si  pjesëmarrës në masakrën e Velipojës në 2021-shin, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga banesa e tij në shkodër, ku po vuante dënimin “arrest në shtëpi” ,më 2 korrik.

Ngjarja

Kujtojmë se Ferracaku, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, dënim të cilin e vuante prej tre vitesh tashmë,  nga gjykata por me mbikëqyrje 24 orë.

Ai ushte një prej dy të plagosurve në masakrën e Vleipojës, bashkë me  nipin e tij asokohe 17 vjeçar E.D., të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Nga përplasja me armë në Velipojë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Sipas ekspertizës, Hasan Ferracaku ka qëlluar i pari në drejtim të vëllezërve Gocaj dhe 19-vjeçarit Musaen Zeneli.

Hasani qëlloi drejt Edmond Gocajt me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Vëllai i viktimës Xhovani Gocaj ka qëlluar drejt Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmedin Dylin nipin e viktimës. Pavarësisht se mbeti i plagosur, Hasan Ferracaku mundi të qëllojë drejt Xhovanit duke e lënë të vdekur, madje plumbat kapën dhe kamarierin 20-vjeçar, Musaen Zeneli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese