Makina qe mori flake ne Cerrik dhe makina qe mori flake ne Pogradec
Dy episode të ndara të makinave që kanë marrë flakë në ecje janë regjistruar brenda më pak se një ore këtë pasdite. Njëri në Cërrik ndërsa tjetri në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec.
Sipas raportimeve një automjet në Cërrik u përfshi nga flakët në lëvizje, teksa fatmirësisht drejtuesja e mjetit arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime.
Edhe në incidendin e regjistruar në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec në automjet tip Mercedez Benz Class është përfshirë nga flakët, drejtuesi ka dalë në kohë fatmirësisht pa pësuar lëndime. Shkak për zjarrin dyshohet paraprakishttë jetë bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit.
Sondazh
Poll
