Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunimi i adoleshentes në Fier, AMA thirrje për kujdes: Mos e përdorni këtë rast për klikime, të mbrojmë "viktimën"

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi i adoleshentes në Fier, AMA thirrje për kujdes: Mos e
Vajzat qe dhunuan adoleshenten ne Fier

Armela Krasniqi, drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, u është drejtuar me një thirrje për kujdes të gjitha mediave dhe llogarive që publikojnë përmbajtje në rrjetet sociale, në lidhje me dhunimin e një adoleshente në Fier.

"Thirrje për kujdes për çdo përmbajtje dhune, që lidhen me ngjarjen e rëndë, të publikuar në rrjetet sociale. Vetëm sot, në përgjigje të ankesave të publikut, për përmbajtjet e dhunës të publikuara në platformën TikTok, me të cilën kemi bashkëpunim, kemi raportuar dhe bllokuar 3 video të denoncuara. Të tjera janë ende në proces shqyrtimi nga platforma.

Duke pasur parasysh se shpesh, materiale të tilla nga rrjetet sociale e platformat online, përfundojnë edhe në ekranet televizive, qoftë edhe duke mbajtur qëndrime mospajtuese me aktet e dhunës dhe bullizimin, ju bëj thirrje redaksive që të tregohen profesioniste dhe me etikë në pasqyrimin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shqetësuese për opinionin publik", thotë Krasniqi.

Drejtuesa e AMA-s thekson se pritshmëria është që ky rast të mos përdoret për sensasion a qëllim “klikimi”, por të tregohet kujdes për të mbrojtur viktimën e dhunës nga identifikimi, me kërkesën që aktorët përgjegjës të udhëhiqen nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës dhe nga detyrimi ligjor për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e identitetit të të miturve të përfshirë në ngjarje. 

"AMA po vijon monitorimin e përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, për të identifikuar shkeljen e kërkesave të ligjit 97/2013, si dhe Kodit të Transmetimit. Çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi", përmbyll Armela Krasniqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese