Porti i Vlorës ka nisur të regjistrojë fluksin veror të lëvizjes së pasagjerëve, ku këtë të martë në port kanë hyrë 325 pasagjerë.
Shefi i përpunimit të trageteve, Festim Skëndaj, u shpreh se autoritetet portuale presin një rritje të ndjeshme të numrit të udhëtarëve në ditët në vijim, ndërsa sezoni turistik hyn në kulmin e tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga Kapiteneria e Vlorës, gjatë muajit qershor të këtij viti në port janë regjistruar rreth 3 mijë pasagjerë, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Skëndajt, kjo rënie lidhet me disa faktorë, ku ndër më kryesorët mbetet konkurrenca e shtuar e linjave ajrore.
Në Portin e Vlorës pritet që fluksi i pasagjerëve të rritet pas datës 10 korrik. Ndërkohë, nga 8 korriku do të nisë operimin edhe trageti i dytë, me qëllim përballimin e fluksit, shmangien e vonesave dhe rritjen e kapaciteteve të transportit.
Porti i Vlorës mbetet e vetmja pikë hyrëse dhe dalëse detare në jug të vendit, duke luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në lëvizjen e udhëtarëve, por edhe në zhvillimin e turizmit detar
