Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në krah të bashkëshortit dhe fëmijës së vogël, gruaja bie në gropën e lënë hapur në zonën e Lungomares në Vlorë! Pëson dëmtime (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Në krah të bashkëshortit dhe fëmijës së
Momenti i rrëzimit

Një incident ka ndodhur ditët e fundit në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe fëmija i tyre i vogël, ka rënë në një gropë të lënë të hapur.

Gruas i kanë ardhur menjëherë në ndihmë bashkëshorti i saj dhe një kalimtar. Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar dëmtime fizike.

Pasi mori ndihmën e parë, gruaja u ngrit dhe më pas u largua së bashku me familjen e saj.

Nga pamjet vërehet gjithashtu se gropa nuk ishte e rrethuar me sinjalistikë apo masa sigurie, duke u kthyer në një rrezik serioz për këmbësorët që kalojnë në atë zonë.

VIDEO CREDITS: VNA.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese