Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri i përgjakshëm mbrëmë në Tiranë, Policia zbardh ngjarjen: Janë arrestuar tre persona, shpallëm në kërkim një 17-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Sherri  i përgjakshëm mbrëmë në Tiranë, Policia
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orëve të mbrëmjes së djeshme ku disa persona u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se lidhur me këtë ngjarje u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë që u procedua penalisht në gjendje të lirë 33-vjeçari me ininciale A.I i cili mbeti i plagosur në konflikt dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhu mbrëmjen e së hënës në rrugën “Frosina Plaku” ku këta shtetas u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Sherri më pas agravoi deri në përdorimin e sendeve të forta dhe njëri prej personave të përfshirë në këtë konflikt kishte nxjerrë thikën.

Si pasojë i plagosur mbeti 33-vjeçari i cili është nën kujdesin e bluzave te bardha. Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, Policia është duke punuar edhe për lokalizimin e dhe kapjen e 17-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”.

U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u dokumentua ngjarja dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese