Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, motori bie në kanalin e ujërave të zeza! Plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje kritike

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Durrës, motori bie në kanalin e
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, në rrugën “Vala e Detit”.

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, një motomjet me dy persona ka përfunduar në kanalin kryesor të ujërave të zeza.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Banorët e zonës që jetojnë pranë rrugëve “Vala e Detit” dhe “Azem Hajdari”, shprehen se në këtë segment mungojnë ndriçimi publik dhe sinjalistika rrugore, ku pustetat ndodhen të hapura, të cilat e bëjnë lëvizjen tepër të rrezikshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese