Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar foto nga marshimi në ditën e 37-të të protestës, krahas pamjeve të qytetarëve që ndiqnin ndeshjen Portugali-Spanjë në sheshin “Skënderbej”.
Ai e ka përshkruar këtë tablo të dy realiteteve në ndryshme në zemër të kryeqytetit si një shprehje e larmishmërisë së zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë, duke shkruar: “Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.
Rama e ka shoqëruar postimin me vargje nga një këngë e tij të mëparshme me grupin West Side Family, ku thekson kontrastet e kryeqytetit si Tirana e luftës, e paqes, errësirës dhe e dritës.
"Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,- shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij."
