Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjerin Ndreu “kap mat” sërish qytetarin që hedh mbeturinat në rrugë, i nxjerr VIDEON: Akoma s’e ka marrë vesh figura që ka kamera (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pjerin Ndreu “kap mat” sërish qytetarin që hedh mbeturinat
Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes problematikën e ndotjes së mjedisit nga qytetarë të papërgjegjshëm. Vetëm pak ditë pasi publikoi një video ku denonconte një person që hidhte mbeturina anës rrugës, ai ka ndarë një tjetër rast të ngjashëm.

Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet një qytetar që hedh mbetje përtokë, pavarësisht apelit të vazhdueshëm të institucioneve për ruajtjen e pastërtisë në hapësirat publike dhe paralajmërimeve se zona monitorohet me kamera sigurie.

"Shiko figurën! Ne i themi: “Kujdes, se ka kamera!” Ky akoma s'e ka marrë vesh?!", shkruan Ndreu krahas pamjeve.

Përmes këtij publikimi, kryebashkiaku synon jo vetëm të denoncojë shkelësit, por edhe të ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe respektimit të rregullave. Ai ka theksuar edhe më herët se Bashkia e Lezhës do të vijojë monitorimin e zonave problematike dhe nuk do të tolerojë veprime që dëmtojnë ambientin dhe imazhin e qytetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese