Hapësire reklamuese

Aktualitet

E punësoi si valltare, pronari i lokalit “Star” bashkëpunoi me partnerin e të resë dhe e shfrytëzuan për prostitucion, dërgohen për gjykim 3 persona

Shkruar nga Newsbomb
E punësoi si valltare, pronari i lokalit “Star”
Gjykata e Beratit

Janë mbyllur hetimet për një rast prostitucioni të ndodhur në një nga lokalet e natës në Berat, ku pronari i biznesit mësohet se ka bashkëpunuar me partnerin e qytetares, që i pari e punësoi për valltare dhe kanë shfrytëzuar të renë për shërbime seksuale me qëllim përfitimin e  parave.

Prokuroria e qytetit jugor bën me dije se nga hetimet e shtrira në një periudhë kohore afro 1-vjeçare, është provuar se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’.

Nga hetimet e bëra është provuar se shtetasit R.L. (partneri i të resë) në bashkëpunim me pronarin e lokalit shtetasin me iniciale E.V. kanë punësuar si valltare Y.Sh të cilën e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me klientët e biznesit, me qëllim përfitimin e parave.

I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Për rrjedhojë 3 qytetarët pritet të përballen me togat e zeza në lidhje me rastin e rëndë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Berat:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit R.L., E.V. për veprën penale ‘Shfrytëzim i prostitucionit’ parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal, si dhe shtetasin K.D., i akuzuar për ‘Moskallëzim të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L., E.V. dhe K.D., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se të pandehurit R.L., dhe E.V., me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion. Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V., i cili ishte pronar i lokalit të natës “Star”, ku ishte e punësuar si balerinë.

I pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ata kanë vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimi i prostitucionit” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

I pandehuri R.L., në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke i siguruar klientët bashkëjetueses së tij për të kryer veprën penale, duke marrë përfitime materiale nga kjo veprimtari, duke përcaktuar vendin ku do ushtronte prostitucionin viktima e veprës penale si dhe duke përcaktuar çmimin që do paguanin klientët për përfitimet seksuale që do të përfitonin nga viktima.

Ndërsa i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese