Hapësire reklamuese

Bota

BE drejt një hapi të ri për Serbinë, Komisioni Evropian rekomandon hapjen e klasterit 3

Shkruar nga Newsbomb
BE drejt një hapi të ri për Serbinë, Komisioni Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Komisioni Evropian pritet t’u paraqesë shteteve anëtare të BE-së një rekomandim me shkrim.

Sipas burimeve Radio Evropa e Lirë, rekomandimi Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik.

Mësohet se rekomandimi do të jetë në rendin e ditë të tëkimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është vendosur që të mbahet në 8 korrik. Ndërkohë Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi.

Burimet bëjnë me dije se, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të cilat janë miratuar në fund të qerhorit nga Serbia.

Po ashtu bëhet me dije se Komisioni Evropian, në letrën që do t’u paraqitet ambasadorëve të vendeve anëtare, do të përmendë edhe emërimin e anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) dhe funksionalizimin e plotë të tij, reformën e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, si dhe përparimin në harmonizimin me sanksionet dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Ndërsa nga të dhënat e fundit zyrtare, shkalla e harmonizimit të Serbisë me masat kufizuese të BE-së është 60 për qind. Megjithatë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet që lidhen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën.

Ndërsa sa i përketë politikës së vizave, Serbia ka vendosur regjim vizash për shtetasit e katër vendeve të treta, por duhet ta bëjë këtë edhe për 12 vende të tjera, në mënyrë që të harmonizohet plotësisht me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese