Tensionet mes Donald Trump dhe Giorgia Melonit me sa duket vijojnë ende, pasi ka qenë presidenti amerikan ai i cili ka publikuar në “TruthSocial” një foto me kryeministren italiane.
Sipas mediave italiane, ky postim i Trump është një sulm i ri verbal ndaj Melonit, në një kohë gjatë së cilës ata qenë duke u përpjekur të rivendosin marrëdhëniet mes tyre. Imazhin me Melonin, Trump e ka shoqëruar me frazën “nevojiten masa kufizuese”.
Kreu i partisë Azione, Carlo Calenda, shprehu mbështetjen e tij për Melonin, duke e përshkruar Trumpin si një “ngacmues të neveritshëm”.
Kujtojmë se tensionet e para u regjistruan në Samitin e G7 në Francë, kur Trump pretendou në një intervistë se Meloni i ishte lututr për një foto.
