Është kryer me sukses, nga mjekët e Shkodrës, operacioni i një 52-vjeçari i cili prej vitesh ishte i diagnostikuar me stenoze kritike të arteries renale të majtë.
Lajmi i mirë është bërë i ditur nga Minstria e Shëndetësisë e cila ka zbuluar emrat e mjekëve hero, që përmes një procedure të avancuar të angioplastikës endovaskulare dhe vendosjes së një stenti të medikuar kanë mundësuar qarkullimin normal të gjakut në veshkat e pacientit.
Operiacioni i 52-vjeçarit u realizua me sukses falë bashkëpunimit të Hemodinamikës dhe Kirurgjisë Vaskulare, nga bluzat e bardha: Dr. Gledis Zaimi, Dr. Besmir Grizhja, Dr. Aurel Demiraj, Inf. Afrim Bashi, Inf. Ermal Dibra.
Ministria e Shëndetësisë ka përgëzuar mjekët për suksesin e arrirë të cilët përmes bashkëpunimit të tyre i shpëtuan jetën pacientit.
Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Mirëmëngjes nga Spitali Rajonal Shkodër ku një pacient 52-vjeçar me hipertension arterial të pakontrolluar prej vitesh u trajtua me sukses pas diagnostikimit të një stenoze kritike të arteries renale të majtë, një shkak i rëndësishëm i hipertensionit renovaskular.
Përmes një procedure të avancuar të angioplastikës endovaskulare dhe vendosjes së një stenti të medikuar, u rikthye qarkullimi normal i gjakut, duke krijuar mundësi për kontroll më të mirë të tensionit arterial dhe përmirësim të cilësisë së jetës së pacientit.
Ky intervenim u realizua falë bashkëpunimit të Shërbimit të Hemodinamikës dhe Kirurgjisë Vaskulare, duke dëshmuar nivelin e lartë profesional dhe kapacitetet moderne që ofron Spitali Rajonal Shkodër.
Falënderime ekipit operator:
???? Dr. Gledis Zaimi
???? Dr. Besmir Grizhja
???? Dr. Aurel Demiraj
???? Inf. Afrim Bashi
???? Inf. Ermal Dibra
Përgëzime për profesionalizmin dhe përkushtimin në shërbim të pacientëve!
