Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 2027-ës”, Alfred Muharremi: Dorëheqja e Ramës nuk mund të vijë nga rruga, por nga vota

Shkruar nga Newsbomb
“Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në zgjedhjet

 

Socialisti Alfred Muharremi gjatë intervite për A2CNN ka reaguar ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se mandati i qeverisë është i legjitimuar nga votat e qytetarëve.

Ai shtoi se dorëheqja nuk mund të imponohet nga protesta, nga rruga apo nga sheshet, por është e lidhur me procesin zgjedhor. Muharremi u shpreh i bindur se edhe ne zgjedhjet lokale të vitit 2027 Partia Socialiste do të zgjidhet bindshëm nga populli.

Ne kemi një parlament të votuar nga 1.5 milion njerëz, pra është një mandatim legjitim, po flasim për votat që janë marrë në zgjedhjet e fundit.

Kërkesa e protestuesve që është dorëheqja e Edi Ramës nuk mund të vijë nga rruga, nga sheshi, nga bulevardi. Ajo është një vullnet që mund ta japësh me votë, dhe ti para një viti ke pasur mundësinë të mos e jepje votën.

Dorëheqja nuk vjen nga rruga. Në vitin 2027 do të jemi së bashku dhe do të fitohet bindshëm, ndërsa zgjedhjet lokale do të dominohen nga zgjedhja e Partisë Socialiste.”, tha Muharremi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese