Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Protestat nuk kanë ndikuar ende në turizëm”, eksperti: Format ekstremiste që kemi parë dy-tre ditët e fundit rrezikojnë flukset e ardhshme

Shkruar nga Newsbomb
“Protestat nuk kanë ndikuar ende në turizëm”,
Feriold Ozuni

Eksperti për çështjet e turizmit Feriold Ozuni, gjatë një interviste për Euronews Albania ka folur për gjendjen e turizmit ën vend duke përmendur edhe protestat, të cilat sipas tij ende nuk kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejte në turizëm. Krahasuar me vitin e kaluar situata është e ngjashme dhe se pritet që turistët të mos udhëtojnë vetëm individualisht me makina, por gjithnjë e më shumë të zgjedhin forma të organizuara si fluturime charter apo autobusa.

Për momentin themi që situata është okej. Jemi në të njëjtat pika pak a shumë, të paktën ky është perceptimi i tregut. Jemi pak a shumë në të njëjtat pika si në vitin e kaluar për sa i përket atij fluksi të turizmit, të turistëve të huaj në Shqipëri. Ndoshta kemi një rritje pak më të madhe në mënyrën e udhëtimit të turistëve. Pra, ata turistë që vijnë individualisht me makina, kam përshtypjen që do të kemi një rritje më të madhe të turistëve që vijnë të organizuar me fluturime charter apo edhe me autobusa.

Sapo fillojmë flukset e duhura, apo fillojmë të marrim e të përthithim atë kategori pak më të mirë të turistëve krahasuar me vitin e kaluar, fillojnë edhe dalin problematika si rasti konkret me protestat. Por për momentin nuk është se ka ndikuar   të jemi të sinqertë dhe transparentë për këtë punë. Megjithatë, nëse do të vazhdojmë me format ekstremiste që kemi parë dy-tre ditët e fundit, atëherë të jemi të sigurt që do të ndikojë edhe ajo.”, tha Ozuni.

Sipas tij krahasimi mes jugut të Shqipërisë dhe destinacioneve si Turqia apo Greqia nuk është i drejtë, pasi ato i përkasin kategorive të ndryshme.

Ozuni thekson se jugu i Shqipërisë është perceptuar ndër vite si një destinacion më ekskluziv, i preferuar nga një kategori më përzgjedhëse turistësh. Ndërkohë, Turqia dhe Greqia mbeten destinacione familjare, të orientuara kryesisht për pushime me fëmijë deri në moshën e adoleshencës.

Turisti që shkon në Turqi është kategoria e turistit i cili nuk është se e ka synuar gjithmonë, apo të paktën në 10 vitet e fundit, jugun e Shqipërisë. Jugu i Shqipërisë, për vendasit, për shqiptarët, na ka mësuar që të jetë një destinacion pak më ekskluziv. Ndërsa Turqia apo Greqia janë destinacione familjare, destinacione që kryesisht synohen nga familjet me fëmijë të vegjël, të paktën deri në adoleshencë. Jugu ka qenë për një kategori disi më selektive. Fakti që tentohet t’i vënë në paralelizëm këto dy kategori është problem, sepse nuk mund t’i krahasojmë njëra me tjetrën. Turqia ka qenë, vazhdon të jetë dhe do të vazhdojë të mbetet një destinacion i preferuar, një destinacion shumë i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ballkanasit dhe europianët.

Historia në 50 vitet e fundit të zhvillimit të turizmit na ka mësuar që çdo vend, i cili sapo nis të jetë i rëndësishëm në aspektin e industrisë turistike në rajonin e vet, kalon pikërisht nëpër këto etapa ku vendi vetë fatkeqësisht shpeshherë bëhet i papërballueshëm financiarisht për vendasit. Pra, nuk është e çuditshme fakti që shqiptarët e kanë pothuajse të pamundur të shkojnë për pushime në jug të Shqipërisë. Po bëhet e tmerrshme që shqiptarët të mos përballojnë dot Shqipërinë qendrore, pra zonën e Adriatikut, bregdetin e Adriatikut. Ajo do të jetë e rrezikshme. Ndërsa jugun, edhe përpara shtatë-tetë vjetësh, ishte e vështirë ta përballoje.” vijoi Ozuni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese