Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë në ditën e 36-të të protestës, ku pritet të mbajnë fjalime në podium. Me pankarta dhe flamuj në duar, ata vijojnë të thërrasin “Shqipëri e Re” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”.
Ndërkohë sot janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit.
Gjykata vendosi sot lirimin e 12 protestuesve pa asnjë masë sigurie, ndërsa për 7 të tjerë caktoi masën “detyrim paraqitje”. Për dy protestues është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Edhe gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit u ndalën para Komisariatit nr. 3, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar.
Protesta e ditës së djeshme pati pjesëmarrje e lartë qytetarësh nga i gjithë vendi, të cilët iu bashkuan thirrjes për dorëheqjen e qeverisë.
