Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri në Synej të Kavajës, në ndihmë të zjarrfikësve edhe helikopteri i Forcave të Armatosura! Situata mbetet kritike

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Synej të Kavajës, në ndihmë të
Helikopteri

Një zjarr i fuqishëm është riaktivizuar në Synej të Kavajës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Edhe pse mbrëmjen e djeshme zjarrfikësit arritën të shuanin vatrën e zjarrit, ajo është riaktivizuar sërish këtë të diel dhe flakët po përhapen me shpejtësi.

Newsbomb.al mëson se, për fikjen e flakëve, në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili po asiston në shuarjen e zjarrit.

Nga pamjet e publikuara vërehet se situata mbetet alarmante, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era. Një sipërfaqe e konsiderueshme është shkrumbuar deri më tani.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po kryen hetime për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese