Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Tiranës merr vendimin për të arrestuarit e protestës para Kuvendit! Lirohen 17 tubues, ja kush janë dy të rinjtë që do të qëndrojnë në qeli

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Tiranës merr vendimin për të arrestuarit e
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 19  personat e arrestuar gjatë incidenteve të regjistruara në protestën e zhvilluar para Kuvendit të enjten.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg dy të arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe "arrest shtëpie". Sipas vendimit të marrë nga Gjykata, në masën detyrim paraqitjeje janë lënë 14 persona, 2 prej tyre në arrest shtëpie ndërsa për 5 protestues nuk është dhënë asnjë masë sigurie.

Bëhet me dije se në qeli janë lënë të rinjtë Ervin Gega dhe Everest Bardhi, të cilët akuzohen nga Prokuroria se kanë goditur dhe dëmtuar një makinë policie.

Lajmi është konfirmuar gjatë një prononcimi për mediat nga avokati Dorian Matlija, i cili dha detaje nga seanca gjyqësore.

Matlija bëri me dije se Gjykatës i është kërkuar që të mos instrumentalizojë masën e arrestit dhe të mos japë një mesazh frikësues ndaj protestuesve.

Matlija: Vetëm 19 persona lidheshin me protestën, ndërsa dy të tjerë jo. Për dy persona u kërkua masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa për të tjerët u kërkua "detyrim paraqitjeje". Për personat me mbiemrat Bardhi dhe Gega u caktua masa "arrest në shtëpi", në vend të "arrestit me burg" që ishte kërkuar, ndërsa për të gjithë të tjerët u vendos masa "detyrim paraqitjeje". Për pesë persona nuk u caktua asnjë masë sigurie. Disa duhet të paraqiten një herë në muaj, ndërsa disa të tjerë dy herë në muaj.

Arrestimi u cilësua i ligjshëm, pavarësisht kundërshtimit tonë, pasi Policia nuk kishte konkretizuar sjelljen e shumicës së personave, por vetëm të disa prej tyre. Gjykatës iu kërkua të mos instrumentalizonte këtë çështje dhe të mos jepte një mesazh ndaj protestuesve, pasi ata nuk duhet të kenë frikë se mund të ndalohen në mënyrë kolektive dhe të mbahen për 72 orë në komisariat. Megjithatë, Gjykata e konsideroi të padiskutueshëm këtë aspekt, duke u mbështetur në raportin e Policisë.

Kush janë 19 personat e arrestuar nga Policia pas protestës së dhunshme të zhvilluar të enjten para Kuvendit?

Bëhet fjalë për: 

Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Gentian Progni, Besart Kajmi, Aristotel Elezaj, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Durim Bami, Evis Gjoni, Frrok Bardhi, Elvis Bici, Alban Nikolli, Ervin Gega, Orgito Kaba, Iljon Shala, Kujtim Përvataj, Rezart Pirani, Admir Tërshalla, Romario Dushi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese