Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me minë me telekomandë me vete, blutë e Vaut të Dejës parandalojnë tragjedinë, prangoset në kohë i riu (EMRI-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me minë me telekomandë me vete, blutë e Vaut të Dejës
Momenti kur Policia ndalon për kontroll të riun Euglen Buraku

Është vënë në pranga ditën e sotme një 38-vjeçar i identifikuar si Euglen Buraku i cili po transportonte një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Operacioni policor i koduar “Remote” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ndalimi i të riut është bërë në orët e para atë mëngjesit, në fshatin Stajkë.

Policia ndaloi makinën me të cilën lëvizte i riu brenda të cilës gjetën minën me telekomandë e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë, të cilat u sekuestruan.

Po ashtu u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Në lidhje me të njëjtën ngjarje blutë e Shkodrës kanë nisur kërkimet dhe për shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 38-vjeçar, i cili u kap duke transportuar një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë.

Shpallet në kërkim një 34-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit, Euglen Buraku.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, një automjet, një maskë dhe dy telefona celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me telekomandë, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese