Zjarri në Synej, Kavajë
Është rindezur ditën e sotme vatra e zjarrit që u shua mbrëmjen e djeshme në Synej të Kavajës, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se ndodhen në terren 2 grupe nga Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkisë Kavajë me 8 forca, 2 mjete zjarrfikëse dhe policia, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Teksa vijon puna për të marrë nën kontroll situatën, të njëjtat burime konfirmojnë se drejt zonës janë nisur dhe dy grupe të tjera për t’iu ardhur në ndihmë për shuarjen totale të zjarrit.
Referuar pamjeve të siguruara nga burimet, situata nuk paraqitet alarmante.
Pamje nga vendngjarja:
Sondazh
Poll
