Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me syze të reja, Edi Rama flet për kryeshënimin e javës: Lekët e naftës ua dhamë pensionistëve, dështakë-zemërakët e bulevardit shkaktuan dhunë

Shkruar nga Newsbomb
Me syze të reja, Edi Rama flet për kryeshënimin e javës:
Foto ilustruese: Edi Rama, pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka paraqitur mëngjesin e kësaj të diele një panoramë të zhvillimeve dhe vendimmarrje kryesore të qeverisë me në fokus partneritetin mes Fincantierit e kompanisë së Ministrisë së Mbrojtjes “Kayo”, miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026 ku u ndal sërish te bonusi i verës i dhënë për pensionistët. 

Duke folur për 50 mijë lekëshin të cilët pensionistë për të parën herë e morën si bonus këtë vit, Rama u ndal dhe te tensionet e protestës për të cilat tha se teksa i ndjek protestuesit me vëmendje arrin të dallojë dy lloje shtresash.

Sipas kryeministrit, në njërën anë qëndrojnë njerëzit që kanë dalë për të protestuar për hallet e tyre, e nga ana tjetër disa individë që krijojnë situata të tensionuara të cilat kanë degraduar deri në dhunë fizike, qoftë ndaj Policëve apo Komisariatit.

Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri" tha Rama.

Reagimi i Edi Ramës për situatat e tensionuara të protestave vjen orë pas dhunës së ushtruar ndaj Komisariatit numër 3 të Tiranës, ku mbeti e lënduar në krye të detyrës një efektive. Kjo e fundit fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një detaj: ndryshe nga herët e tjera, kryeministri në reagimin e sotëm mban syze optike në ngjyrë të kaltër, të cilat më parë i ka pasur të kuqe. 

Fjala e Edi Ramës: Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t'i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata.

"E bënin për fushatë", thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.

Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. 

Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese