Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Aty ku përzihet Saliu ka gjithmonë dhunë!” Zegjineja publikon VIDEON: Momenti kur protestuesit e maskuar shembin derën e Komisariatit

Shkruar nga Newsbomb
“Aty ku përzihet Saliu ka gjithmonë dhunë!” Zegjineja
Zegjine Çaushi, momenti kur persona të maskuar thyejnë xhamat e Komsiariatit numër 3

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi  ka reaguar ashpër në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestës së djeshme te Komisariati numër 3 i Tiranës, ku persona të maskuar identifikimi i të cilëve nuk vonoi, shembën derën dhe thyer dritaret e godinës.

“Çdo protestë ku përzihet Saliu nuk është më protestë qytetare, por skenar i njohur dhune dhe destabilizimi ndaj institucioneve të shtetit” shkruan Çaushi përbri videos së publikuar ku shfaqet momenti kur protesta para Komisariatit degjeneron në dhunë fizike.

Edhe pse protestuesit tentuan që të ruanin identitetin e tyre duke mbajtur maska të bardha në fytyrë, disa fotografi të realizuar përpara nisjes së protestës i kanë nxjerrë haptazi. Pak çaste pas dhunës së ushtruar ndaj Komisariatit numër 3, Policia ka arritur të identifikojë autorët e ngjarjes. Siç shihet edhe në pamjet e ofruara, në disa momente të tubimit ata kanë hequr maskat, duke bërë të mundur identifikimin e tyre.

Ashtu siç raportoi dhe mbrëmjen e djeshme newsbomb.al, çështja tashmë i është referuar organeve kompetente, të cilat do të vijojnë hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të vendosur përballë përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë në aktet e dhunshme.

Postimi i Zegjine Çaushit: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese