Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Diktatori i fundit!” Pas tortës dhe arkivolit, protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë në mes të bulevardit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Diktatori i fundit!” Pas tortës dhe arkivolit, protestuesit i
Foto e bustit

Mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet po zhvillohet protesta e 35-të e të ashtuquajturit “Revolucioni i Flamingove”, së cilës këtë herë i janë bashkuar edhe dhjetëra shqiptarë nga diaspora.

Ndërkohë duket se “kreativiteti” i ditës së sotme nuk ka të mbaruar, pas tortave dhe arkivolit, protestuesit kanë përgatitur edhe një bust të Kryeministrit, tek i cili kanë vendosur shkrimin “Diktatori i fundit”.

Pasi busti është “ekspozuar” para njerëzve, është rrëzuar në tokë dhe është goditur në shenjë simbolike prej tyre.

Kujtojmë se mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, janë rikthyer në atdhe për t'iu bashkuar tubimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe largimin e klasës së vjetër politike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese