Hapësire reklamuese

Politikë

“Neveri!” Protestuesit çuan arkivol te Kryeministria, “shpërthen” Braçe: Ndyrësi ekstremiste, nuk mund të jetë kjo e ardhmja e vendit

Shkruar nga Newsbomb
“Neveri!” Protestuesit çuan arkivol te Kryeministria,
Erion Brace, pamje e arkivolit

Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme. Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në lidhje me këtë episod të protestës, është bërë një reagim në  rretet sociale nga deputeti socialist Erion Braçe i cili e ka konsideruar “Shqipërinë e re” që kërkohet nga protestiesit si “ekstremiste, e turpshme, e papranueshme”.

“Arkivoli ketu e kudo, ne cdo vend dhe per cdo popull,ka vetem nje funksion e nje kuptim-VDEKJE! Kjo qe shoh eshte pertej urrejtjes, eshte qellimi i ekstremizmit te dhunshem qe po dominon prej ditesh kete vend!” ka shkruar më tej Braçe.

Postimi i plotë:

Bulevardi I Tiranes, sot

Neeeeveeeeriiiiiii!

Shqiperia e re me kete pamje eshte ekstremiste,

E turpshme, e papranueshme!

Dhe mos u mundoni ta justifikoni;

Arkivoli nuk eshte poezi!

Arkivoli ketu e kudo, ne cdo vend dhe per cdo popull,

Ka vetem nje funksion e nje kuptim-vdekje!

Kjo qe shoh eshte pertej urrejtjes, eshte qellimi I ekstremizmit te dhunshem qe po dominon prej ditesh kete vend!

Demokracia liberale e evropes ku jetojme, ku po negociojme e plotesojme kushtet e saj, nuk ka lidhje me ke ndyresi ekstremiste!

Refuzojeni! Nuk mund te jete kjo e ardhmja e ketij vendi!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese